Gjithçka gati për përballjen më të madhe të javës në futbollin kosovar, ku të dielën, më 29 nëntor 2026, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan do të zbresin në fushë rivalët e përbetuar, Gjilani dhe Drita.
Për një ndeshje me peshë të veçantë dhe atmosferë të zjarrtë si derbi lokal, tashmë janë bërë të ditur edhe zyrtarët që do të kujdesen për mbarëvajtjen e lojës dhe zbatimin e rregullave në fushë.
Përgjegjësinë kryesore për të drejtuar këtë duel të rëndësishëm të Javës së 15-të e ka marrë gjyqtari kryesor Mentor Ajeti, i cili në vijat anësore do të asistojë së bashku me asistentin e parë Arbnor Bullatovci dhe asistentin e dytë Altin Zhegrova, ndërsa rol të gjyqtarit të katërt do ta ketë Ersen Janovali.
Për monitorimin e situatave vendimtare nga dhoma e VAR-it do të kujdesen Eridon Podvorica në rolin e VAR-it dhe Kastriot Peci si AVAR, ndërkohë që mbarëvajtjen organizative dhe zyrtare të ndeshjes do ta përcjellë delegati Valon Duraku./dita24h/
