Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Pogragjë është nderuar sot me mirënjohje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, në vlerësim të angazhimit dhe kontributit të vazhdueshëm në avancimin e sigurisë së komunitetit.
Mirënjohjen në emër të këtij këshilli e ka pranuar kryetari Avdil Islami, gjatë takimit të 24-të të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike, i cili u mbajt më 26 nëntor 2026 në Prishtinë.
Duke falënderuar institucionet për këtë vlerësim, Islami ka shprehur mirënjohje të veçantë edhe për të gjithë anëtarët e KLSP-së së Pogragjës për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në shërbim të banorëve.
Sipas tij, ky vlerësim është fryt i angazhimit të përbashkët dhe shërben si motiv shtesë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet dhe qytetarët, me synim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë./dita24h/
