Pamje të rënda nga Velekinca, zjarrfikësit e Gjilanit, të nxirë e të lodhur, luftojnë me zjarrin sikur të ishin vetë të djegur

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu dje një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Velekincë të Gjilanit, pranë fabrikës së vajit dhe RC Cola-s. Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht pas korrjes së grurit, një praktikë e dëmshme dhe e papërgjegjshme që vazhdon të rrezikojë jetën dhe pronën.

Zjarrfikësit, të cilët u gjendën në vijën e parë të përballjes me flakët, janë parë me fytyra të mbuluara nga hi, të nxirë si të djegur, me uniformat e pluhurosura dhe djersën që u rridhte nëpër fytyrë. Në pamjet që kanë postuar në llogarinë e tyre, ata duken të lodhur deri në rraskapitje, por nuk ndalen, as për një çast.

Njëri nga zjarrfikësit ka postuar me shqetësim:
“Deri kur me u vetëdijesua ky popull?”

Ky apel është i dhimbshëm dhe i drejtëpërdrejtë. Në një vend ku zjarret shpërthejnë shpesh nga pakujdesia ose qëllimisht, sakrifica e këtyre burrave në uniformë është ajo që shpesh ndan shkatërrimin nga shpëtimi.

 

Shpërndaj me të tjerët