Rashiti: Asnjë qen endacak pa përkujdesje në Gjilan

 

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka prezantuar një nga zotimet e tij në kuadër të fushatës, që lidhet me trajtimin e çështjes së qenve endacakë, një problem që shpesh është bërë shqetësues për qytetarët e komunës.

Përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetet sociale, Rashiti është zotuar se në 100 ditët e para të mandatit të tij, nëse zgjidhet kryetar, do të ndërtojë fazën e parë të strehimores për qentë endacakë.

“Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sime, do ta ndërtoj fazën e parë të strehimores dhe asnjë qen endacak në Gjilan nuk do të mbetet pa përkujdesje”, ka deklaruar ai.

Qentë endacakë janë bërë një sfidë e përhershme për qytetin, me raste të shumta shqetësuese të sulmeve ndaj kalimtarëve, veçanërisht në zonat urbane.

 

Shpërndaj me të tjerët