Hyseni: Me kontratë 300 mijë euro, nis trajtimi profesional i qenve endacak në Gjilan

 

Pak orë pas deklaratës së kandidatit të PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, lidhur me trajtimin e qenve endacak, ka reaguar edhe kryetari aktual i komunës, Alban Hyseni.

Përmes një video-mesazhi, Hyseni ka bërë të ditur se Gjilani tashmë e ka zgjidhur këtë çështje, përmes një kontrate trevjeçare në vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Së shpejti do të fillojë trajtimi profesional i qenve endacak: kastrim, sterilizim dhe kujdes sipas standardeve më të larta. Ky problem, ashtu si shumë të tjerë, po zgjidhet përfundimisht,” ka deklaruar kryetari Hyseni.

Sipas tij, zbatimi i kontratës do të nisë në ditët në vijim.

 

 

Shpërndaj me të tjerët