Familja Leka është një emër i njohur në skenën muzikore të Gjilanit dhe më gjerë, me traditë të gjatë në muzikën popullore shqiptare. Në qendër të kësaj trashëgimie sot qëndron Trio Leka, Remziu, Fejziu dhe Adnani, një treshe e pandashme në çdo ndejë, dasmë, koncert apo festival.
Remzi Leka, solisti kryesor, është një nga këngëtarët më të kërkuar në Anamoravë. Ai dallohet për zërin e fuqishëm dhe interpretimin e ndjerë në zhanrin folklorik, popullor dhe tallava.
Fejziu, vëllai më i vogël, luan harmonikën dhe bashkëkëndon në grup, duke sjellë shpirtin e këngës së Zagrebit dhe tingujt karakteristikë të krahinës.
Në këtë trashëgimi është rritur edhe Adnani, djali i Fehmiut, rapsodit te njohur në Anamoravë. i cili tashmë është bërë pjesë e pandashme e grupit. Ai po ndjek me pasion rrugën e familjes dhe është një zë i ri premtues në skenën muzikore.
Trio Leka nuk është vetëm një grup muzikor, është një lidhje gjaku, trashëgimie dhe dashurie për muzikën që kalon brez pas brezi.