Qytetarët e Gjilanit do të protestojnë sot në orën 19:00 para Gjykatës Themelore, për të shprehur indinjatën ndaj vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën dhe për të denoncuar neglizhencën e institucioneve shtetërore.
Ngjarja e rëndë la të vrarë me armë zjarri babë e bir, ndërsa më vonë humbi jetën edhe një person tjetër i plagosur rëndë.
Të dyshuarit, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, janë ende në arrati.

