Shoqata Islamic Relief Kosova, me filial edhe në Gjilan, nuk ndalet së sjellë shpresë dhe ndihmë për jetimët dhe nënat vetushqyese. Projekti i tyre i kutive të donacioneve ka nisur kahere dhe çdo vit regjistron rritje të ndjeshme të donatorëve, duke treguar sa shumë zemra shqiptare janë të gatshme të ndihmojnë.
Çdo cent i vendosur në kutinë e donacioneve shndërrohet në edukim, dituri ose aftësim profesional, dhuratë që mund të ndryshojë përgjithmonë jetën e një fëmije ose të një nëne që aspiron pavarësi ekonomike.
“Mos e nënvlerësoni asnjë cent, sepse çdo dhuratë është një sadaka rrjedhëse që mbjell shpresë dhe ndryshim!”, thotë Shoqata.
Kutitë mund të merren në Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Kamenicë.
Për t’u angazhuar dhe për të marrë kutinë tuaj, kontaktoni shoqatën në +383 45 906 733.
Bëhu pjesë e një bamirësie që nuk ndalet kurrë, mbushe një kuti, eduko një fëmijë dhe ndrysho një jetë!