Ilir Poroshtica tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit ?

 

Kandidati i Partisë Guxo për kryetar të komunës së Gjilanit, Ilir Poroshtica, ka dorëzuar kërkesë në kryesinë e partisë së tij për tërheqje të parevokueshme nga kandidimi.

Burime brenda partisë kanë konfirmuar këtë zhvillim, ndonëse vet Poroshtica nuk ka pranuar ende të komentojë, duke thënë se ende “nuk ka asgjë konkrete” .

Dorëheqja e tij lidhet me arsye personale, të cilat ai raportohet t’i ketë përfshirë në kërkesën zyrtare.

Pas kësaj lëvizjeje, lista e Partisë Guxo do të vazhdojë garën vetëm për Asamblenë Komunale, me gjithsej 18 kandidatë për këshilltarë.

Mbetet të shihet se si do ta trajtojë këtë kërkesë Kryesia qendrore e partisë, e cila pritet të mblidhet nesër.

 

Shpërndaj me të tjerët