Ajo që portali Dita 24h e kishte paralajmëruar dje doli të jetë e saktë. Kandidati për kryetar të Partisë Guxo, Ilir Poroshtica, njoftoi tërheqjen përfundimtare nga gara për Kryetar të Komunës së Gjilanit.
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit.
Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti.
Si pjesëmarrja në garë, ashtu edhe heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit.
Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht.
Me shumë keqardhje për votuesit,
Ilir Poroshtica