Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen në vend të një ngarkese me 720 palë patika sportive, të cilat dyshohet se ishin produkte të falsifikuara që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Kontrolli i detajuar ka zbuluar se bëhej fjalë për imitime të markave të mbrojtura ndërkombëtarisht. Dogana ka njoftuar se rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore.
Ky institucion theksoi përkushtimin për mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe konsumatorëve nga produktet e falsifikuara, që dëmtojnë bizneset e ndershme dhe ekonominë e vendit.