UKZ përmirëson syllabusët për një mësim më cilësor

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka mbajtur një trajnim për rishikimin dhe përditësimin e syllabuseve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe standardizimin e dokumentacionit akademik.

Ky aktivitet është pjesë e Kalendarit për Cilësi të universitetit dhe synon të sigurojë që studentët dhe stafi akademik të kenë një bazë të qartë për objektivat e programeve, rezultatet e të nxënit dhe mënyrat e vlerësimit.

Trajnimi u zhvillua nga Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli dhe Prof. Dr. Bashkim Dalipi, të cilët ndanë përvojën e tyre dhe dhanë udhëzime praktike për optimizimin e ngarkesës së studentëve dhe llogaritjen e krediteve ECTS.

Në trajnim morën pjesë stafi i të gjitha njësive akademike, duke shkëmbyer përvoja, diskutuar praktikat aktuale dhe dhënë ide për përmirësimin e procesit mësimor.

Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi akademik bashkëkohor, transparent dhe të orientuar drejt cilësisë

Shpërndaj me të tjerët