Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku, po kalon një formë të shkëlqyer me Rubin Kazan në kampionatin rus.
Në vetëm 11 ndeshje, ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 1 asist, duke u bërë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
Këto paraqitje mbresëlënëse kanë ndikuar edhe në tregun e transferimeve. Sipas platformës së njohur “Transfermarkt”, vlera e kartonit të Dakut është rritur me 2 milionë euro, duke arritur tashmë shifrën e 10 milionë eurove.
Ky vlerësim vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së rëndësishme që Shqipëria do të zhvillojë në transfertë kundër Serbisë, ku pritet që sulmuesi kuqezi të jetë një nga armët kryesore të ekipit.