Teatri i Gjilanit shkëlqen në “Mittrix Fest 2025”

 

Shpirti i skenës dhe talenti i padiskutueshëm

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Teatrove “Mittrix Fest” në Mitrovicë solli në vëmendje talentin e jashtëzakonshëm të Teatrit të Gjilanit, i cili shpërtheu me performancë dhe emocione që rrëmbyen zemrat e publikut dhe jurisë.

Shfaqja “God Bless America” u vlerësua me çmimet më të rëndësishme të festivalit, duke treguar se krijimtaria dhe pasioni për skenën nuk njohin limite.

Fatos Berisha u shpall regjisori më i mirë, ndërsa Mejreme Berisha dhe Kushtrim Qerimi u nderuan si aktorja dhe aktori më të mirë jo protagonist, duke dëshmuar talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin ndaj artit.

Ky sukses i Teatrit të Gjilanit nuk është rastësi, aktorët dhe artistët e tij treguan edhe sivjet se puna, pasioni dhe shpirtin skenik bëjnë diferencën. Për publikun dhe artdashësit, ky festival ishte një dëshmi e qartë se Teatri i Gjilanit vazhdon të jetë frymëzim dhe shembull i profesionalizmit në artin e skenës.

 

Shpërndaj me të tjerët