Selver Xhelili: Rashiti ka vizion, përvojë dhe nuk frikësohet nga sfidat
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, afaristi i njohur Selver Xhelili, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riadi Rashiti.
Votë për dinjitet dhe zhvillim
“Çdo votë për Riadin është investim për një qytet më të zhvilluar dhe një jetë më dinjitoze për të gjithë ne”, tha Xhelili, duke theksuar se Rashiti është personalitet i kompletuar dhe i përkushtuar.
Një lider që nuk frikësohet nga sfidat
Sipas Xhelilit, Riadi Rashiti nuk është i ri në politikë dhe menaxhim.Ai ka shërbyer si këshilltar komunal, ka udhëhequr me sukses dy drejtori të rëndësishme komunale, duke lënë pas rezultate konkrete, dhe njëkohësisht është biznesmen i suksesshëm e i ndershëm.
“Këto përvoja i japin atij guxim, vizion dhe qëndrueshmëri për ta çuar Gjilanin përpara. Ai nuk frikësohet nga sfidat, përkundrazi i sheh si mundësi për të sjellë ndryshim pozitiv”, tha Xhelili.
Qeverisje në shërbim të qytetarëve
Xhelili nënvizoi se me Rashitin në krye, Komuna e Gjilanit do të kthehet në institucion të qytetarit, jo mbi qytetarin.
“Do të ketë projekte të shumta zhvillimore, transparencë të plotë dhe punësimet nepotiste e partiake do të mbesin në të shkuarën”, tha ai.
Rinia, boshti i perspektivës
Në veçanti, Xhelili apeloi te rinia që të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes.
“Me qeverisjen e PDK-së, rinia do të jetë forca kryesore e zhvillimit dhe perspektivës së Gjilanit.
Me ardhjen e Rashitit merr fund një periudhë e mbrapshtë, ndërsa rinia jonë do të ketë hapësirën dhe mundësitë që meriton”, përfundoi ai.
Selver Xhelili – afarist, humanist dhe politikan me ndikim
Përveç se është afarist i suksesshëm, Xhelili njihet edhe për humanizmin e tij të madh.
Në zgjedhjet e fundit, ai u cilësua si kandidati më simpatik dhe arriti të ngrejë me vota jo vetëm veten, por edhe Partinë Demokratike të Kosovës në tërësi, duke dëshmuar peshën dhe respektin që gëzon në opinion.