Gjilani kthehet me gjah të plotë nga Ferizaj

 

Gjilani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Heroi i ndeshjes ishte Robert Rrahmani, i cili në minutën e 83-të shënoi një gol të bukur.

Pas një topi të kthyer nga shtatlarti Jaroviq, Rrahmani reagoi me shpejtësi dhe goditi fuqishëm me trinën e jashtme volej, duke mposhtur portierin vendas që mbeti i shtangur.

Në minutat shtesë, Jaroviq arriti të tundë rrjetën, por gëzimi u shua menjëherë pasi VAR-i e anuloi golin për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, fitorja minimale mjaftoi për t’i dhënë Gjilanit tri pikë të vlefshme, që e rikthejnë besimin dhe japin shpresë se skuadra do të tregojë më shumë stabilitet në ndeshjet e ardhshme.

Me fondin e pasur të lojtarëve me përvojë, “kuqebardhët” kanë potencialin të bëhen një konkurrent serioz në garë.

 

Shpërndaj me të tjerët