“Detektivi dhe Nana” të mërkurën në Teatrin e Gjilanit

 

Teatri i Gjilanit do të hapë dyert për publikun të mërkurën, më 24 shtator, nga ora 20:00, me shfaqjen “Detektivi dhe Nana”, një komedi e zezë me tekst dhe regji të Agush Mulliqit.

Në këtë produksion të Teatrit “Andrra” luajnë aktorët Lorent Pacolli dhe Drin Berisha, duke sjellë një përballje dramatike dhe të ngarkuar me emocione mes një djali të akuzuar për vrasjen e babait abuziv dhe një detektivi që dikur kishte dashuruar nënën e tij.

Përmes humorit të zi dhe situatave të papritura, shfaqja shtron pyetje të forta mbi drejtësinë, hakmarrjen dhe plagët që mbeten të pashëruara nga një brez tek tjetri.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Dhurim Ismaili Dajki.

 

Shpërndaj me të tjerët