Karate Club Emperors nga Gjilani ka shkëlqyer në turneun “Shpresat e Kosovës 2025”, duke u kthyer me tri medalje nga po aq garues sa mori pjesë.
Turneu i mbajtur të dielën në Prishtinë cilësohet si gara e dytë më e fortë në vend pas Kampionatit të Kosovës dhe është i hapur vetëm për moshat deri në 18 vjeç.
Dy medalje të arta i siguruan 15-vjeçari Nart Klaiqi (Kadet, -63 kg) dhe 9-vjeçari Deon Kadriu, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi 8-vjeçari Amar Pireva.
Trajneri i klubit, njëherësh kampioni i shumëfishtë i Kosovës në karate, Elhami Shabani, e cilësoi sukses maksimal faktin që me vetëm tre garues klubi arriti tri medalje, në një konkurrencë ku morën pjesë rreth 320 sportistë.
Ai përgëzoi të rinjtë për paraqitjen e shkëlqyer dhe u uroi suksese në garat e ardhshme.