Drita ka arritur një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të UEFA Conference League ndaj KuPS në Tampere, Finlandë.
Që nga minuta e parë, vendasit e KuPS krijuan rrezik për portën e Dritës. Pennanen, pas një asistimi të saktë nga Toure, gjuajti fort nga afërsia, por portieri Maloku reagoi me siguri dhe shpëtoi ekipin mysafir. Gjatë pjesës së parë të dyja skuadrat patën disa raste për shënim, ndërsa loja ishte e balancuar dhe e tensionuar.
Në pjesën e dytë, intensiteti i lojës u rrit dukshëm. Të dy trajnerët bënë ndryshime në formacion, duke kërkuar avantazh. Në minutën e 75, vendasit kaluan në avantazh me një gol të bukur me vëll nga Parzyszek, 1:0 për KuPS. Pesë minuta më vonë, Albert Dabiqi barazoi shifrat për Dritën me një gjuajtje të fuqishme me kokë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Drita pati mundësi për fitore, por edhe ky barazim është një rezultat i çmuar. Pikë e marrë në udhëtimin e parë europian i jep ekipit shpresë dhe hapësirë për përballjet e ardhshme në grup.