Surdulli u bën thirrje qytetarëve: “Dilni në zgjedhje dhe vendosni për të ardhmen e komunës sonë”

 

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Shefik Surdulli, kandidat për këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, ka ftuar qytetarët e Gjilanit që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Qytetarë të dashur të Gjilanit dhe të vendbanimeve gjithandej komunës sonë, miq të mi të shtrenjtë!
Tashmë jemi në fund të kësaj fushate zgjedhore, sfiduese për mua, sikurse edhe për ju, si proces i një përzgjedhjeje të përfaqësimit më të mirë tuajin.
Është dita e fundit, një ditë para zgjedhjeve të 12 tetorit, kur ju, me votën tuaj, vendosni për të ardhmen e komunës sonë dhe tuajën si qytetarë – për një jetë më të mirë e me dinjitet, por njëkohësisht edhe si taksapagues që mbushni buxhetin e komunës sonë.”

Surdulli ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen gjatë fushatës, duke theksuar se respekti dhe vlerësimi që i është treguar kanë më shumë peshë se çdo mandat politik.

“Për të gjithë ju me të cilët jam takuar dhe kam komunikuar gjatë kësaj periudhe, shpreh falënderimet e mia të përzemërta për pritjen e ngrohtë, për vlerësimin e kontributit tim në shërbim të vendit, të komunës dhe qytetarëve tanë.
Çdo votë e juaja ka rëndësi për mua, por përtej saj, respekti dhe nderi që keni treguar kanë vlerë të jashtëzakonshme dhe do të jetojnë më gjatë se një mandat katërvjeçar.”

Në fund të mesazhit, ai ka bërë edhe një apel të qartë:

“Tani kur po numërohen orët, e jo më ditët, ju ftoj të dilni në zgjedhje dhe përmes votës në kutinë e votimit ta depononi besimin tuaj për mua, për t’ju shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim në të mirë tuajën.
I lumtur dhe krenar që ju kam të këtillë!
Me konsideratë të lartë,
i juaji,
Shefik Surdulli.”

 

 

Shpërndaj me të tjerët