Pas fitores historike 1:0 ndaj Serbisë në Leskovac, kuqezinjtë nuk kanë shkëlqyer vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Para se të largoheshin nga stadiumi “Duboqica”, lojtarët e Kombëtares pastruan dhomën e zhveshjes dhe lanë pas një mesazh të shkruar:
“Na falni për tavanin”, duke dhënë një shembull kulturor dhe sportiviteti që ka bërë xhiron e rrjetit.
Një mbrëmje e paharrueshme për kuqezinjtë, triumf në rezultat, në sjellje dhe në dinjitet.
