Alban Hyseni “Gratë janë pjesë vitale e shoqërisë”

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e tij më të ri, i cili vendos në qendër gratë dhe vajzat e komunës.

“Gratë dhe vajzat e Gjilanit do t’i kemi në fokus edhe gjatë mandatit të ardhshëm. Për të mbijetuarat e dhunës në familje do të ndërtojmë kujdesoren e re. Do të subvencionojmë paga për njerëzit që kanë nevojë për punë, si dhe do të krijojmë mundësi bursash studimore për gratë dhe vajzat studente”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka shtuar se angazhimi për barazi, dinjitet dhe mundësi të barabarta për të gjithë do të mbetet pjesë e pandashme e politikave të qeverisjes lokale në Gjilan.

“Përgjatë mandatit të ardhshëm do të vazhdojmë të angazhohemi për barazi, dinjitet dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, ka theksuar kryetari Hyseni.

Ky projekt vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për fuqizimin e grave dhe për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin social e ekonomik të komunitetit gjilanas.

 

Shpërndaj me të tjerët