Universiteti “Kadri Zeka” mbyll dyert për festat e fundvitit, ja ditët zyrtare të pushimit!

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë publike ditët zyrtare të pushimit për festat e fundvitit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, nuk do të ketë mësim dhe shërbime administrative në këto data:

25 dhjetor 2025 (e enjte) – Krishtlindjet Katolike

01 janar 2026 (e enjte) – Viti i Ri

02 janar 2026 (e premte) – Viti i Ri

07 janar 2026 (e mërkurë) – Krishtlindjet Ortodokse

Gjatë këtyre ditëve festive, Universiteti “Kadri Zeka” do të pezullojë plotësisht procesin mësimor dhe aktivitetet administrative, ndërsa puna do të rifillojë sipas orarit të rregullt pas përfundimit të pushimeve.

 

 

Shpërndaj me të tjerët