Vrasja e Arlinda Zekajt më ka prekur thellë, si njeri, si bir, si bashkëshort dhe si baba.
Jam rritur nga një nënë, kam tri motra, një grua dhe një vajzë, të gjitha të mrekullueshme. Respekti dhe mbështetja për gratë janë vlera që më kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës.
Më vjen keq që shpesh njerëzit zgjedhin të lexojnë vetëm atë që duan dhe të interpretojnë vetëm atë që përputhet me bindjet e tyre, pa e parë një deklaratë në tërësinë e saj dhe në kontekstin e plotë. Ndonjëherë duhet të dëgjojmë për të kuptuar, jo vetëm për të gjykuar.
Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë. Asnjë familje nuk duhet ta humbasë vajzën, motrën, nënën apo bashkëshorten nga dhuna.
Arlinda meriton drejtësi. Çdo grua meriton të jetojë e sigurt dhe me dinjitet.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Arlindës.
(Nga Burim Korqa)
