PARASHIKIMI I MOTIT/Reshje shiu dhe ulje temperaturash në të gjithë vendin

Gjatë këtij vikendi në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat pritet të jenë më intensive ditën e diel.

​Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 11°C.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

​E shtunë, 31 tetor: Mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat: 3°C deri 11°C. Era: verilindje, 1–4 m/s.

E diel, 1 nëntor: Mot i vranët me reshje shiu më më intensive. Temperaturat: 3°C deri 10°C. Era: verilindje-veriperëndim, 1–3 m/s.

Shpërndaj me të tjerët