Me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Brigade dr. Sefer Isufi është emëruar në pozitën e Këshilltarit Ushtarak.
Përmes një deklarate, Gjeneral Isufi ka shprehur mirënjohjen e tij për besimin e dhënë nga e para e shtetit, duke konfirmuar përkushtimin e tij të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.
“Ndjehem thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit,” është shprehur Gjeneral Isufi.
Gjeneral Brigade dr. Sefer Isufi gëzon një përvojë të gjatë institucionale e ushtarake.
Ai ka shërbyer më parë si këshilltar ushtarak gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani, si dhe gjatë periudhës kur Albulena Haxhiu ka ushtruar detyrën e Presidentes, duke dëshmuar kështu vazhdimësi të kontributit të tij profesional në nivelet më të larta të shtetit.
