Shans i artë për të rinjtë: Program i paguar, karrierë globale

 

Hapet mundësi e artë për të rinjtë: Program i paguar 4-mujor në AI dhe Teknologji, me shans punësimi ndërkombëtar

Studentët dhe të sapodiplomuarit nga Kosova kanë një mundësi unike për karrierë globale, pasi Agilyti.ai, partner lokal i implementimit për Genpact – GigaAcademy

Kosova Program, ka hapur thirrjen për aplikim për një program intensiv dhe të paguar 4-mujor në fushën e teknologjisë.

Programi synon përgatitjen e talenteve të rinj për projekte ndërkombëtare, duke ofruar trajnim profesional dhe mentorim nga ekspertë të Genpact, një nga kompanitë lidere globale.

Kush mund të aplikojë?

·       Studentë në vitin e fundit të studimeve (viti i 3-të ose më lart)

·       Të sapodiplomuar

·       Alumni të interesuar për punësim në projekte globale

Fushat e programit:

·       Artificial Intelligence (AI)

·       Data Engineering

·       Full-Stack Engineering

Çfarë fitoni?

·       Program intensiv dhe i strukturuar profesionalisht

·       Proces përzgjedhjeje transparent dhe i bazuar në meritë

·       Mentorim nga profesionistë ndërkombëtarë

·       Kompensim financiar gjatë gjithë programit

·       Mundësi reale punësimi pas përfundimit të suksesshëm

Ky program vlerësohet si një derë hyrëse drejt tregut global të teknologjisë, për të rinjtë që synojnë karrierë serioze në IT.

Për më shumë informata dhe aplikim: arti.ymeraga@agilyti.com

Detaje shtesë: https://uni-gjilan.net/…/ftese-per-aplikim-ne…/

 

 

Shpërndaj me të tjerët