Radhës së specialistëve në Gjilan i është shtuar edhe një mjek i ri nga fusha e Ortopedisë.
Bëhet fjalë për Dr. Gent Elezi, nga Livoci i Poshtëm i komunës së Gjilanit, i cili këtë arritje profesionale e ka bërë publike përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Pas një periudhe pesëvjeçare të mbushur me punë intensive, angazhim dhe përkushtim profesional, është përmbyllur me sukses specializimi në Ortopedi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin profesional:, ka thënë dr Elezi
Në postimin e tij, Dr. Elezi ka falënderuar komisionin vlerësues, të përbërë nga: Prof. Ass. Dr. Dafina Bytyqi Mr. Sci. Dr. Bahri Gjyshinca Mr. Sci. Dr. Sami Delijaj për vlerësimin profesional dhe korrektësinë gjatë gjithë procesit të specializimit.
Një mirënjohje e veçantë i është drejtuar mentorit Dr. Xhavid Gashi, për mbështetjen, përvojën dhe udhëzimin e vazhdueshëm.
Ai po ashtu ka falënderuar Klinikën e Ortopedisë dhe stafin shëndetësor për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, si dhe familjen për durimin dhe përkrahjen e pakushtëzuar.
“Ky përfundim nuk është vetëm një titull, por një përgjegjësi për vazhdimësi dhe përkushtim në shërbim të pacientëve,” ka theksuar Dr. Gent Elezi.
