PDK përmes kryetarit të saj ka lëshuar një njoftim falënderues për qytetarët e Gjilanit Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes kryetarit të Degës në Gjilan, Riad Rashiti, ka lëshuar një njoftim falënderues për qytetarët, votuesit dhe përkrahësit e saj pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Në njoftim thuhet se, pas disa mandateve, Gjilani dhe rajoni i Anamoravës do të përfaqësohen sërish në Kuvendin e Kosovës me deputetin Arben Mustafa, falë mbështetjes së marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit.
Rashiti ka uruar deputetin Arben Mustafa për mandatin e fituar, duke i uruar shëndet dhe punë të mbarë në ushtrimin e detyrës dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve.
Po ashtu, në njoftim janë uruar edhe kandidatët e tjerë nga Gjilani për rezultatet e arritura, me theks të veçantë për Aurora Osmanin, për angazhimin e saj gjatë fushatës zgjedhore.
Falënderim është shprehur edhe për Selver Xhelilin dhe Adrijana Latifin për kontributin dhe angazhimin e treguar.
Në njoftim, PDK ka falënderuar edhe shefin e Shtabit Zgjedhor, Izmi Zekën, anëtarët e shtabit, përfaqësuesit e nëndegëve dhe të gjitha strukturat e Degës së PDK-së në Gjilan për punën dhe angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor.
Në fund, përmes këtij njoftimi, PDK ka falënderuar qytetarët e Gjilanit dhe përkrahësit e saj për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

