Drejtues të lartë të Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Gjilan, kanë njoftuar se sot kanë pritur në takim zyrtar ekipin monitorues të KFOR-it turk, të cilët u interesuan nga afër për aktivitetet dhe punën e kësaj dege.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KFOR-it turk u njohën me projektet, angazhimet humanitare dhe aktivitetet e vazhdueshme të Kryqit të Kuq të Kosovës në Gjilan, si dhe me rolin e rëndësishëm që kjo organizatë ka në shërbim të komunitetit.
Nga Kryqi i Kuq i Kosovës, dega Gjilan, u shpreh mirënjohje për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme nga ana e KFOR-it turk, duke vlerësuar këtë bashkëpunim si të rëndësishëm për forcimin e aktiviteteve humanitare në rajon.

