Javë e ftohtë në Kosovë: Temperaturat zbresin deri në -12°C (12–16 janar)
Java e ardhshme sjell masa të ftohta ajrore në të gjithë Kosovën.
Mëngjeset do të jenë shumë të ftohta me ngrica dhe mjegull lokale, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -12°C.
Gjatë ditës, maksimalet do të arrijnë deri në 7°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe juglindja.
Këshillohet kujdes i shtuar në trafik, sidomos në orët e mëngjesit.
Ditët:
E hënë: -11 / -1°C, vranët me intervale dielli
E martë: -12 / 2°C, kryesisht vranët
E mërkurë: -5 / 5°C, vranët me intervale dielli
E enjte: -5 / 7°C, vranët me intervale dielli
E premte: -5 / 7°C, kryesisht vranët

