Avdyl Kastrati avancon profesionalisht, certifikohet si Auditor dhe Këshilltar Tatimor

Avdyl Kastrati avancon profesionalisht,  certifikohet si Auditor dhe Këshilltar Tatimor
Ekonomisti nga Dobërqani i Gjilanit, Avdyl Kastrati, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale, duke siguruar dy certifikata të rëndësishme: Auditor i Certifikuar dhe Këshilltar Tatimor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit gëzimin për këtë arritje:

“Sot një ditë e veçantë për mua. Tërhoqa zyrtarisht dy certifikata profesionale: Auditor i Certifikuar dhe Këshilltar Tatimor. Një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tim profesional, që më motivon edhe më shumë për punë të ndershme, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj standardeve të larta të profesionit. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë rrugë.”

Avdyl Kastrati ka një përvojë shumëvjeçare profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e auditorit të brendshëm në Ndërmarrjen Publike Hidromorava.

Ai njihet për profesionalizëm, qasje parimore, korrektësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Për arritjet e tij profesionale, krenarë ndihen familja, shoqëria, rrethi i tij, komuniteti dhe qyteti i Gjilanit, të cilët e vlerësojnë si shembull suksesi dhe përkushtimi.

Shpërndaj me të tjerët