Në kuadër të manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2026”, të shtunën në Gjilan do të mbahen Garat e sajuesve të gjëzave, me rastin e 45-vjetorit të revistës enigmatike “Horizonti”.
Aktiviteti do të zhvillohet në Bibliotekën “Fan S. Noli”, duke filluar nga ora 12:00.
Në program është paraparë shpallja e rezultateve të garës së gjëzasaijuesve të Kosovës, si dhe një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e njohësve të fushës
Ngjarja i kushtohet veprimtarisë shumëvjeçare të revistës “Horizonti” dhe kontributit të saj në kulturën e enigmës shqiptare, ndërsa organizohet nga Redaksia e “Horizontit”.

