Fadil Ademi adreson shqetësimet e qytetarëve, zgjidhet rreziku pranë shkollës “Zija Shemsiu”
Roli i këshilltarit komunal, ndër të tjera, është ngritja dhe adresimi i shqetësimeve të qytetarëve pranë organeve kompetente.
Këtë rol duket se e ka kuptuar më së miri dhe po e ushtron në mënyrë aktive këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, Fadil Ademi.
Ai, kudo që shkon dhe kudo që has në pengesa apo probleme, pa hezitim u drejtohet institucioneve komunale përkatëse, me synimin e zgjidhjes së tyre në interes të qytetarëve.
Së fundmi, Ademi ka ngritur çështjen e një pusete që paraqiste rrezik për nxënësit e shkollës “Zija Shemsiu”, në lagjen Zabel.
“Pas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, problemi është trajtuar dhe zgjidhur. “Për një kohë, kjo pusetë ka qenë rrezik për nxënësit e shkollës ‘Zija Shemsiu’ në lagjen Zabel. Pas njoftimit të shërbimeve publike, problemi është zgjidhur. Gjërat mund të duken të vogla, por rëndësia e tyre për sigurinë dhe komunitetin është e madhe”, ka deklaruar Ademi.
Ai ka premtuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe zëri i tyre për çdo shqetësim, ashtu siç ka premtuar gjatë angazhimit të tij si këshilltar komunal.

