Rreth nesh

Portali më i ri informativ: www.dita24h.com
Kjo dritare e re e informimit do t’ju sjellë lajme ditore, lokale, rajonale dhe kombëtare, me qëllim që të jeni të informuar saktë, shpejt dhe drejt.
Përveç lajmeve të përditshme, portali do të ofrojë:
Kronika dhe reportazhe nga terreni, shifra dhe fakte të verifikuara, analiza të thelluara dhe profesionale, identifikime të dukurive negative në shoqëri, si dhe intervista ekskluzive me personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Pse “Dita 24 h”?

Emri “Dita 24 h” tregon përkushtimin tonë për të sjellë lajme dhe informacione çdo moment të ditës — 24 orë pa ndërprerje. “Dita” simbolizon dritën, qartësinë dhe ndriçimin e të vërtetës, duke reflektuar misionin tonë për të ofruar informacion të freskët, të saktë dhe të sinqertë në çdo kohë.
Ky emër ka për ne një domethënie shumë të veçantë dhe personale. Ai është një përkujtim i përjetshëm për mbesën tonë të dashur, Ardita Sylejmani Bllaca – Dita, ish-gazetare e RTK-së, e cila ndërroi jetë në lindje në vitin 2019, duke bërë një sakrificë të jashtëzakonshme për jetën e vajzës së saj, Greta, e cila sot po rritet dhe së shpejti mbush 6 vjeç.

Shpërndaj me të tjerët