Klubi i Karatesë KK AS Gjilan ka shënuar një fillim të suksesshëm të vitit 2026, duke u paraqitur me rezultate të larta në Kupa e Pavarësisë, e mbajtur në Mitrovicë dhe e organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës.
Garuesit e klubit gjilanas kanë siguruar gjithsej 11 medalje: 3 të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta, duke marrë pjesë me vetëm 8 garues.
Sipas trajnerit Alban Beqiri, paraqitjet dhe rezultatet e arritura janë dëshmi e punës së vazhdueshme dhe përgatitjes serioze të sportistëve.
Medaljet e arta u fituan nga Nejla Hajrullahu, Kiara Beqiri dhe Alnisa Miftari.
Me medalje të argjendta u shpërblyen Kiara Beqiri, Malik Sadiku (dy medalje), Alnisa Miftari dhe Dimal Lakna.
Ndërsa medaljet e bronzta u siguruan nga Kan Bunjaku, Omer Shaqiri dhe Dimal Lakna.
Ky sukses konfirmon nivelin konkurrues të KK AS Gjilan dhe përbën një ogur të mirë për garat e radhës gjatë vitit.
KK AS Gjilan fiton 11 medalje në Kupën e Pavarësisë

