Elona Sadiku mban koncert solistik në Çeki

Sopranoja Elona Sadiku do të mbajë një koncert solistik në Çeki, ku do të shfaqet e shoqëruar në piano nga Pranvera Hoxha.

Programi i koncertit përfshin një përzgjedhje të veçantë këngësh artistike dhe popullore shqiptare, nga kompozitorë të njohur shqiptarë, duke sjellë para publikut pasurinë melodike dhe shpirtërore të muzikës sonë.

Ky koncert synon të prezantojë bukurinë dhe thellësinë emocionale të muzikës vokale shqipe, duke promovuar kulturën muzikore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët