Leon Thaçi i pesti në Slloveni, vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare

 

Atleti i talentuar nga Rogana e Kamenicës, Leon Thaçi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke u radhitur i pesti në mitingun e atletikës që u mbajt në Novo Mesto, Slloveni.

Në garën e disiplinës 400 metra, Thaçi realizoi kohën 47.75 sekonda, që është koha e dytë më e mirë në karrierën e tij për këtë distancë. Rekordin personal dhe njëkohësisht rekordin shtetëror, Leon Thaçi e mban me kohën 47.59, të cilën e kishte arritur disa javë më parë në Shkup.

 Ky rezultat është dëshmi e formës së shkëlqyer që po kalon atleti roganas dhe potencialit të tij për të ngritur më tej emrin e atletikës kosovare në garat ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, ai është mbështetur nga ish-atleti Armend Berisha, i cili jeton dhe vepron atje. Klubi i Atletikës “Rogana” ka falënderuar publikisht Berishën për përkrahjen dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj Leonit, duke e cilësuar ndihmën e tij si një mbështetje të parezervë dhe shumë domethënëse.

Leon Thaçi vazhdon të jetë një prej shpresave më premtuese të atletikës kosovare, me rezultate që po e çojnë gjithnjë e më afër niveleve evropiane dhe botërore.

 

 

Shpërndaj me të tjerët