Satirike
S’KA PUNË..!
Ankohet dentisti: – S’kam punë!,
Ia kthen Xharrahu: – Ta them unë:
Pacienti ka tridhjetë e dy dhëmbë,
kurse unë, vetëm një ndër këmbë!
Me synet një herë në gjithë jetën,
si ta mbush i shkreti unë kuletën?
Kërcen varrmihësi: – Jam me ty,
njëherë vdes njeriu, s’e sheh me sy!
– Lekët te mjeku, mos i qofsha falë,
të rrjep si kasapi sa të jesh gjallë!
Tha një qytetar me shpirtin në fyt:
– Neve Qeveria na kërcen përditë!
Sipër kolltukut, hajni palon banknota,
qesh nën mustaqe: – Kështu e do bota!
Ju flini gjumë e ushqeheni me ideale,
unë bëj pazare – ju numëroni halle!
Shpërthen Aga Hoxhë si prej tavanit:
– Keni pak mëshirë n’ditë t’Ramazanit!
Mos u grindni mes vete si ujku me ujk,
mëkatet nuk fshihen, ulur mbi kolltuk!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)
Nga Sevdail Hyseni

