Mesazhi juaj u dërgua
JAM I VARFËR E I PASUR
AVDUSH CANAJ
Jam i varfër
e i pasur.
Me një pulëbardhë pikture
shkoj në det
delfinët ma mësojnë notin
për një orë
Bilbili i përrallës së gjyshit
është biletë imja
bashkë shetisim botën
me trenin e erës
deri te mrekullia e shtatë
Edhe puthja kryen punë
për të parë nga dritarja e lules
si vjen ëndrra në kopsht
në krahët e buzëqeshjes
Kam kitarën magjike
të pëllumbave të dashurive
zemërimin e kthejnë
në përqafime
Jam i varfër e i pasur
me të vërtetë.
Poezia më e re e poetit të shquar, Avdush Canaj, ndërton një filozofi të pasurisë shpirtërore përmes paradoksit, figuracionit imagjinativ dhe transformimit emocional.
Nëpërmjet një strukture ciklike dhe një gjuhe të thjeshtë, por estetikisht të dendur, autori arrin të sintetizojë një koncept ekzistencial mbi identitetin, dinjitetin dhe fuqinë krijuese të fëmijës.
Përfaqëson një realizim të lartë të poetikës bashkëkohore për fëmijë dhe të rinj në letërsinë shqipe.
Në gjykimin kritik profesional është poezi me vlerë antologjike.
3 marsi është Dita Botërore e Shkrimtarëve.

