Kadriu viziton “Jetimat e Ballkanit”: Synohet më shumë bashkëpunim për të moshuarit

Mimoza Kadriu, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sot, ka vizituar qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar “Jetimat e Ballkanit”, për të parë nga afër funksionimin e saj dhe mënyrën se si po ecin punët në këtë qendër.

Aty u pritë nga udhëheqësja e qendrës, Taulinda Demi, e cila e njoftoi më gjerësisht me aktivitetet dhe shërbimet që ofrohen për përfituesit e kësaj qendre.

“Gjatë vizitës diskutuam edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përmes Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe mbështetjes së vazhdueshme për të moshuarit”, ka thënë drejtoresha  Kadriu.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional për të siguruar përkujdesje më të mirë shëndetësore dhe sociale për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

 

Shpërndaj me të tjerët