“Dukagjini” dhuron 208 libra për shkollën “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Dhuratë e veçantë për nxënësit në Velekincë – 208 libra të rinj për bibliotekën e shkollës “Mulla Idris Gjilani”

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë është pasuruar me një donacion të rëndësishëm librash për nxënësit e saj.

Drejtori i shkollës, Zaim Zymeri, ka bërë të ditur se Shtëpia Botuese Dukagjini ka dhuruar 208 libra , lektura shkollore të destinuara për nxënësit e klasave 1 – 5.

Sipas tij, ky donacion përbën një kontribut të çmuar për pasurimin e bibliotekës së shkollës dhe për nxitjen e dashurisë për lexim tek nxënësit.

“Librat janë një dritare e hapur drejt dijes dhe imagjinatës, dhe falë këtij donacioni, fëmijët tanë do të kenë edhe më shumë mundësi për të mësuar dhe për të zbuluar botën e librit”, ka theksuar drejtori Zymeri.

Në emër të nxënësve dhe stafit të shkollës, ai ka shprehur mirënjohjen për Shtëpinë Botuese Dukagjini për këtë mbështetje të vlefshme në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Shpërndaj me të tjerët