Ka filluar projekti i rindërtimit të kadastrit në zonat kadastrale të Komunës s ë Gjilanit (Lot5) : ZK Livoç i Epërm, ZK Bresalc, ZK Shillovë, ZK Dobërçan (Miresh), dhe dy lagje të qytetit të Gjilanit: Arbëria dhe Dheu i Bardhë.
Ky projekt është një hap i madh drejt rregullimit të të dhënave kadastrale, sigurimit juridik të pronës suaj, zgjidhjes së problemeve të trashëguara ndër vite dhe zhvillimit ekonomik
Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, tha se ky është një projekt i rëndësishëm që do të ndikojë në përmirësimin e kadastrit, saktësimin e të dhënave pronësore dhe forcimin e sigurisë juridike për qytetarët.
Më tej ajo tregoi se të gjitha shërbimet që përfshihen në kuadër të projektit për qytetarët janë pa pagesë.
Takimet për informim të publikut do të jenë: ZK Livoç i Epërm: 1 prill në ora 19:00 në Shkollën Fillore “Vatra e Diturisë”.
ZK Dobërçan (Miresh): 6 prill në ora 19:00 në Shkollën Fillore “Nazim Hikmet”.
ZK Bresalc: 7 prill në ora 17:00 në Shkollën Fillore “Ibrahim Uruqi”.
ZK Shillovë: 7 prill në ora 19:00 në Shkollën Fillore “Vuk Karadžić”.
ZK Gjilan (Lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë): 8 prill në ora 17:00 në Biblotekën “Fan Noli”.
Për më shumë informata klikoni në https://kadastra.info
dhe plotësoni pyetësorin.

