Sot është mbajtur me shumë sukses gara ndërkombëtare e matematikës “Kangaroo 2026”, duke mbledhur një numër të madh nxënësish të talentuar dhe entuziastë nga shkolla të ndryshme.
Kjo garë, e njohur për promovimin e mendimit logjik dhe zhvillimin e dashurisë për matematikën, u ka ofruar pjesëmarrësve një përvojë sfiduese dhe motivuese. Nxënësit patën mundësinë të testojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një atmosferë garuese, por njëkohësisht edhe frymëzuese.
Nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit bëhet e ditur se gara është organizuar me përkushtim të madh, duke falënderuar të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, mësimdhënësit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe organizatorët për angazhimin e tyre.
Urime dhe suksese të gjithë garuesve!

