Isa Agushi rizgjidhet kryetar i Bashkimit për Ndryshim Anamorava

Pas mbajtjes së Kuvendit të 2-të të Rregullt Zgjedhor të subjektit politik Bashkimi për Ndryshim Anamorava, më 27 mars 2026, në prani të 75 delegatëve, janë marrë vendime të rëndësishme për vijimin e aktivitetit politik të këtij subjekti.

Delegatët kanë rikonfirmuar besimin e tyre duke rizgjedhur Isa Agushi për një mandat të ri katërvjeçar në krye të subjektit.

Gjithashtu, në këtë kuvend është zgjedhur edhe Këshilli i ri i Përgjithshëm, i përbërë nga 31 anëtarë, i cili pritet të ketë rol të rëndësishëm në drejtimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Bashkimit për Ndryshim Anamorava.

Me këtë rast, përfaqësuesit e subjektit kanë shprehur falënderim për të gjithë delegatët, simpatizantët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë kuvend, duke vlerësuar mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm.

Shpërndaj me të tjerët