Nga Musah Rahimi
Në shenjë të përkujtimit të një nga figurave më të shquara të historisë sonë kombëtare, në 99 vjetorin e vdekjes së tijë të një burrë që qëndroi i palëkundur përballë sfidave më të mëdha të kohës – Idriz Seferi.
Ai ka qen një komandant i shquar ushtarak, dhe një simbol i qëndresës dhe i dashurisë për atdheun. Në çdo gur të këtij vendi, siç thoshte vetë, “është shkruar historia e sakrificës sonë”. Dhe historia e Idriz Seferit është pikërisht një testament i kësaj sakrifice.
“Nuk ka liri pa luftë, dhe nuk ka fitore pa sakrificë,” na mëson ai me veprën e tij të jetës. Me guxim dhe me zemër të fortë, ai udhëhoqi kryengritjet shqiptare që synonin lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë.
Ai na kujton se “atdheu është më i shenjtë se jeta; për të duhet të luftosh edhe kur trupi lodhet.” Kjo thënie frymëzon çdo shqiptar që vazhdon të besojë në vlerat e lirisë dhe të pavarësisë.
Burrështetasit e vërtetë, si Idriz Seferi, janë ata që e duan dhe mbrojnë popullin e tyre pa u ndalur, sepse “s’ka forcë në botë që të mund të shuajë dëshirën e lirë të një populli të robëruar.”
Sot, duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ne i themi falënderim të thellë, sepse “gjaku i dëshmorëve është rrënja nga e cila lulëzon liria jonë.” Ai është një udhërrëfyes për ne dhe për brezat që do të vijnë, që të mos harrojmë kurrë sakrificat dhe të punojmë për një të ardhme më të drejtë dhe të lirë.
Le të mbajmë gjithmonë në zemër mesazhin e tij: “guximi dhe besa janë armët më të fuqishme për të fituar lirinë.”
Lavdi jetës dhe veprës së Idriz Seferit! Lavdi një prijësi të madh të kombit tonë!.
(Autori vjen nga zona e Karadakut dhe me profesion është historian)

