Të dielën, më 29 mars, hyn në fuqi ora verore. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat zhvendosen një orë përpara, duke kaluar direkt në 03:00.
Ky ndryshim sjell më shumë orë me dritë natyrore gjatë ditës dhe më pak errësirë në mbrëmje.
Praktika zbatohet në Evropë që nga viti 1981, me kalimin në orën verore në fund të marsit dhe rikthimin në orën dimërore në fund të tetorit.
Qëllimi kryesor mbetet kursimi i energjisë dhe përshtatja më e mirë e aktiviteteve me dritën e diellit.
