Ka ndërruar jetë Skënder Selimi, afarist nga Nasala e Gjilanit, i cili jetoi në Zhegër e së fundmi edhe në qytetin e Gjilanit.
Emri i tij do të kujtohet përherë si i mbijetuari i rafalëve të automatikut nga forcat paramilitare gjatë luftës në Kosovë, një ngjarje e rëndë që ndodh në shtëpinë e tij në fshatin Zhegër.
Përveç kësaj historie, Skënder Selimi ishte një figurë e njohur në jetën ekonomike dhe sociale, duke punuar për një kohë të gjatë si afarist dhe shef i sektorit të sportit në Shtëpinë e Mallrave.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familja, ku në ketë njoftim shprehën dhimbjen e tyre të thellë.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë vëllai ynë, Skënder Selimi. Kujtimi për të do të mbetet në zemrat tona. Lamtumirë, vëlla”, ka shkruar vëllai i tij, Ymer Selimi.
Detajet lidhur me ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura me kohën nga familjarët.

