SPORT/KV Drita pëson humbje ndaj Olympiakos-it, nesër luan për medaljen e argjendtë në BVA Balkan Cup

Klubi i volejbollit të femrave KV Drita ka pësuar disfatë në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të turneut BVA Balkan Cup Women 2026.

Volejbollistet nga Gjilani janë mposhtur nga gjiganti grek Olympiakos me rezultatin e pastër 3:0 në meçe (25:18, 25:14, 25:20).

​Pavarësisht angazhimit dhe luftës në parket, KV Drita nuk arriti të përballonte cilësinë e një kundërshtari të nivelit të lartë evropian.

​Megjithatë, aventura ballkanike për skuadrën kosovare vazhdon.

KV Drita do të zbresë sërish në parket nesër, ku do të përballet me skuadrën bullgare CSKA Sofia në ndeshjen përcaktuese për medaljen e argjendtë. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët