LRF Gjilan mban seancën praktike me gjyqtarët e rinj

Përgatitja e gjeneratës së re të “bilbilave”

Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan (LRFGj) ka njoftuar se ka mbajtur seancën  praktike me gjyqtarët e rinj, të cilët kanë aplikuar në thirrjen ee fundit të këtij institucioni sportiv.

Gjatë praktikës, gjyqtarët profesionistë  dhe ish-gjyqtarë me përvojë nga regjioni i Gjilanit kanë ndjekur nga afër ecurinë e tyre, duke i këshilluar ata për pozicionimin dhe veprimet  brenda fushës së lojës.

Ky aktivitet shënon një hap të tillë në ngritjen e listës së referimit në futbollin lokal.

Sipas LRF Gjilan, trajnime dhe praktika të tilla profesionale synohen të mbahen rregullisht edhe në të ardhmen, për të ruajtur një standard sa më të lartë në drejtimin e ndeshjeve.

 

 

Shpërndaj me të tjerët